Lufta me dronë ndryshon rregullat, Ukraina sfidon Rusinë dhe Iranin/ Analiza nga CNN: teknologjia pa pilot po përcakton të ardhmen e konflikteve
Një grua rreth moshën 30-vjeçare është gjendur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës, ndërsa i dyshuari kryesor është një turist Italian rreth të 45-ve i cili deklaroi se kishte pasur një konflikt me viktimën disa minuta më parë.
Viktima me origjinë nga Etiopia, u gjet pa shenja jete në katin e katërt të pallatit.
Sipas hetimeve paraprake, rreth dritares nga e cila dyshohet se ka rënë gruaja janë konstatuar gjurmë të shumta gjaku, çka sugjeron se ajo mund të jetë përpjekur të mbahej përpara rënies. Po ashtu, raportohet se dritarja nuk hapej normalisht dhe mund të jetë thyer.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që gruaja të jetë detyruar të ngjitet në katin e sipërm, ndoshta duke tentuar të shpëtojë, përpara se të binte nga ndërtesa.
Në lidhje me rastin është ndaluar një shtetas italian 45-vjeçar, i cili kishte marrë me qira apartamentin për qëndrim afatshkurtër.
Sipas burimeve policore, ai është shfaqur i qetë gjatë marrjes në pyetje dhe ka deklaruar se kishte pasur një debat me viktimën, të cilën pretendon se nuk e njihte, dhe se e kishte nxjerrë nga apartamenti para ngjarjes.
Raportohet gjithashtu se si ai, ashtu edhe viktima, kishin shenja gërvishtjesh në fytyrë dhe trup. Ndërkohë, policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar lëvizjet pas orës 04:30 të mëngjesit.
Sipas mediave greke, në një video të publikuar, dëgjohet një grua duke bërtitur në korridorin e pallatit “hap derën”, duke kërkuar që t’i hapej.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për aksident, vetëvrasje apo një ngjarje kriminale.
Top Channel