Zjarri në kompleksin e banimit, policia njoftim zyrtar: Katër të arrestuar, nis hetimi për pronarin e pallatit. Shkak dyshohet…
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke përfshirë këtë herë edhe një përfaqësues të së majtës në Këshillin Bashkiak.
Bashkia Shkodër ka ndërhyrë për prishjen e një shtese objekti në pronësi të këshilltarit bashkiak të Partisë Socialiste, Mirsad Basha.
Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), struktura ishte ndërtuar në hapësirë publike, çka ka sjellë ndërhyrjen për heqjen e saj, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.
Ky veprim vjen në kuadër të aksioneve të ndërmarra nga Bashkia Shkodër gjatë muajve të fundit për lirimin e hapësirave të zëna dhe rikthimin e tyre në funksion të komunitetit, si dhe për garantimin e aksesit për qytetarët.
Gjatë aksionit, vetë këshilltari socialist ka reaguar me akuza ndaj ndërhyrjes së Bashkisë, duke e kundërshtuar prishjen e objektit.
Top Channel