“Kemi 5-fishuar buxhetin për kërkimin shkencor”, Rama: 10 vite më parë, fazë barbarie në arsimin e lartë

18/02/2025 12:17

Qeveria shqiptare prezantoi këtë të martë dokumentin e politikave të arsimit të lartë deri më 2030 që synon përafrimin me legjislacionin europian.

Ky plan i hartuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me akademikë kërkon të avancojë më tej ndërkombëtarizimin e universiteteve si dhe të forcojë pavarësinë e tyre. Kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë dokument të rëndësishëm për të përmirësuar më tej cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë, duke investuar më shumë në teknologji.

“Rritja e cilësisë së studentëve vjen me rritjen e cilësisë së pedagogëve. Ajo që besoj se është pika më e rëndësishme është që ndryshimi që ka filluar për të vënë kërkimin shkencor në funksion të vendit, të thellohet. Ti japim shumë më tepër fokus kërkimit shkencor në funksion të zhvillimit të vendit dhe sektorëve. Si dhe është domosdoshmëri përfshirja e inteligjencës artificiale në çdo universitet. Ne do mbështesim financiarisht planet që na propozojnë”, shprehet Rama.

Kjo reformë 5 vjeçare parashikon ndryshime në ligjin e arsimit të lartë për të mundësuar profilizimin e universiteteve por edhe përfitimin e mbështetjes financiare bazuar në performancë.

“Do të vendosim instrumenta ligjore të reja që ofrojnë për universitetet më shumë fleksibilitet dhe më shumë autonomi për të vendosur vetë për programet e reja të studimit. Skema e re që propozojmë lidhet me mbështetjen financiare për performancën e universiteteve tona”, shprehet Manasterliu.

Në strategjinë për arsimin e lartë planifikohet një zinxhir më i fortë bashkëpunimi mes universiteteve me tregun e punës dhe qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA