Neymar është shumë pranë rikthimit të tij të bujshëm te Santos.
Siç raportojnë mediat, braziliani i ka thënë “po” klubit në të cilin u rrit si lojtar teksa negociatat vazhdojnë me Al Hilal.
Burimet thonë për ESPN se kontrata e Neymar me klubin saudit ka të ngjarë të ndërpritet, por detajet përfundimtare janë ende duke u negociuar.
Të dy palët pritet të takohen në fillim të kësaj jave me shpresën për të arritur një marrëveshje. Nëse kjo ndodh, Neymar do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore, e cila do të ketë një opsion për t’u zgjatur edhe një vit shtesë, me Santos.
Nëse marrëveshja me Santosin përfundon, Neymar do të udhëtojë në Brazil këtë javë dhe mund të luajë për skuadrën e tij të zemrës më 5 shkurt.
Top Channel