Arkadiusz Milik mund të përshëndesë Juventusin përpara 28 shtatorit falë interesit të disa klubeve nga UAE Pro League në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët janë gati t’i garantojnë qendërsulmuesit polak një kontratë dy vjeçare me të njëjtat shifra që ai përfiton edhe në Torino.

Është ky një opsion që i jep mundësinë Juventusit që të lehtësojë zërin e pagave në bilancin financiar të tij.

Arkadiusz Milik, ka me Juventusin  një kontratë me pagë 1.8 milionë euro neto deri në qershor të vitit 2027, por ai është lënë jashtë listës së skuadrës në Serie A.

Sipas ‘Tuttosport’, jo rastësisht, Juventusi ka shfaqur gatishmërinë që ta lejojë futbollistin që të largohet edhe falas ose me një dëmshpërblim simbolik në mënyrë që futbollisti që mos jetë i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës deri në hapjen e sesionit të ardhshëm të merkatos së transferimeve.

Top Channel