Zyrtare/ Fillim negativ i sezonit, Besëlidhja ndan rrugët me trajnerin Plori
Shqipëria vijon përgatitjet për Kampionatin Evropian U-21, që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027. Në kuadër të organizimit të turneit, UEFA ka nisur inspektimet në stadiumet dhe qytetet që do të mirëpresin ndeshjet e këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Gjatë këtyre vizitave po vlerësohen kushtet dhe kërkesat teknike të impianteve sportive, ndërsa janë evidentuar edhe përmirësimet dhe ndërhyrjet që nevojiten për t’i bërë stadiumet gati për zhvillimin e turneut.
Në një prononcim për fshf.org, Drejtues i Operacioneve në UEFA Guillaume Poisson, foli për rëndësinë e këtyre inspektimeve dhe për përgatitjet që po bëhen në qytetet pritëse.
‘Është vërtet shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria të ketë mundësinë të organizojë një prej turneve madhore të UEFA-s. Mendoj se kjo është një dëshmi e besimit që kemi te Federata Shqiptare e Futbollit dhe te aftësia e saj për të organizuar turnetë tanë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se çfarë ka për të ofruar Shqipëria, çfarë mund të ofrojë sot dhe çfarë do të jetë në gjendje të ofrojë verën e ardhshme’-tha Poisson.
Poisson bëri theksoi se delegacioni i UEFA zhvilloi vizita në Shkodër dhe Elbasan, ku u inspektuan stadiumet pritëse.
‘Kemi qenë në Shkodër dhe në Elbasan për të vizituar stadiumet. Tashmë kemi evidentuar të gjitha përmirësimet dhe ndërhyrjet që duhen bërë. Qytetet pritëse i kanë marrë këto informacione dhe raportet përkatëse, ndaj e dinë se çfarë duhet të bëhet. Ne do të rikthehemi në muajin mars. Kjo do të jetë vizita jonë e fundit e punës, për të bërë vlerësimin përfundimtar dhe për të parë nëse impiantet dhe stadiumet janë gati për të pritur turneun-shtoi Drejtuesi i Operacioneve në UEFA.
Poisson u ndal edhe te rëndësia e përvojës që një Kampionat Europian U-21 duhet t’u ofrojë tifozëve dhe spektatorëve, duke theksuar rolin e publikut shqiptar në këtë event.
‘Një ndeshje futbolli, veçanërisht në kuadër të një Kampionati Evropian U-21, nuk përbëhet vetëm nga 90 minutat e futbollit. Duhet të kemi parasysh të gjithë përvojën e spektatorit, përtej 90 minutave të futbollit. Mendoj se publiku ka një rol shumë të madh për të luajtur: të jetë i pranishëm, të mbështesë komunitetin, të mbështesë vendin dhe të tregojë se Shqipëria di ta festojë futbollin dhe di t’i japë vëmendjen e merituar yjeve të së ardhmes.
Është një destinacion i mrekullueshëm për të kaluar verën e vitit 2027, ose të paktën periudhën nga 16 qershori deri më 3 korrik, kur turneu do të zhvillohet këtu. Ejani në Shqipëri, blini një biletë për një ndeshje dhe zbuloni këtë vend të bukur’ – përfundoi Guillaume Poisson.
Top Channel