La Liga/ Real Madrid kthehet te fitorja, mposht Rayo Vallecanon e Ivan Balliut dhe i bashkohet Barcelonës në krye

12/09/2026 23:00

Reali i Madridit e la pas krahëve humbjen e pësuar javën e kaluar me Betis dhe rigjen fitoren në kampionat. Në Santiago Bernabeu, skuadra e Jose Mourinhos mposhti Rayo Vallecanon me rezultatin 4-1 dhe shkon në kuotën e 12 pikëve.

Reali i Madridit ishte dominues në lojën e tij dhe i mbylli llogaritë e saj praktikisht që në pjesën e parë. Në minutën e 14 Los Blancos fituan një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Kylian Mbappe për të marrë avantazhin. Ishte ky një gol që ia lehtësoi gjërat skuadrës së Mourinhos. Në minutën e 17 Alvaro Carreras dyfishoi shifrat për Realin e Madridit, ndërkohë që la gjurmën e tij edhe Jude Bellingham që në minutën e 35 e çoi rezultatin në 3-0 me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Rayo Vallecano që gjeti rrugën e rrjetës teksa shënoi me Camello duke shkurtuar rezultatin në 3-1. Në minutat shtesë, Reali i Madridit shënoi sërish, me Kylian Mbappe që plotësoi dygolëshin personal duke të vulosur fitoren 4-1 të sfidës një sukses që e bashkon me Barcelonën në krye të klasifikimit me katalanasit që do të luajnë pasditen e kësaj të diele sfidën e tyre.

Top Channel