Elena Rybakina është mbretëresha e re e US Open. Tenistja kazake fitoi turneun e tretë Grand Slam në karrieren e saj duke mundur në finale Aryna Sabalenka pas një sfide shumë të luftuar që u mbyll pas 2 orë e 21 minutash lojë.

Që në setin e parë u bë e qartë se si do të shkonin gjërat; Sabalenka anuloi 3 pikë për gamen që Rybakina kishte në dispozion kur në shërbim ishte bjellorusja me rezultatin 1-1. Por më pas pasi rezultati shkoi në 2-2, tenistja kazake arriti të shkëputej në 4-2 dhe më pas të fitojë krejt setin 6-4 duke marrë avantazhin e ndeshjes në 1-0.

Sabalenka reagoi në setin e dytë, kur me rezultatin 5-4 pa që kundërshtarja e saj t’i anuloja disa set point. Ndërsa me rezultatin 6-5, Aryna Sabalenka arriti të fitojë një game me shërbimet e Rybakinës për të fituar këtë fraksion 7-5 duke barazuar gjendjen e seteve 1-1. Seti final nuk kishte histori, Rybakina fitoi dy game me shërbimet e kundërshtares për të marrë kryesimin në 5-2 për të mbyllur më pas gjithçka duke fituar me shërbimin e saj duke e çuar rezultatin 6-2 për të fituar krejt ndeshjen 2-1 duke ngritur trofeun e US Open, i treti titull Grand Slam i karrierës së saj pas ëimbledon 2022 dhe Australian Open 2026

Top Channel