Dinamo nuk ka mëshirë në derbi, skuadra e Ilir Dajës i jep leksion Partizanit
Panik dhe momente ankthi janë regjistruar në minutën e 44-t të takimit Besëlidhja – Korabi, zhvilluar në Lezhë, kur futbollisti Lorenc Trashi ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës.
Ish-futbollisti i kombëtares nuk ka pasur asnjë përplasje apo kontakt fizik me lojtarët e tjerë, por është shtrirë vetë në tapetin e gjelbër, duke shkaktuar frikë të madhe te të pranishmit.
Stafet mjekësore kanë ndërhyrë në një kohë rekord, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke bërë të mundur sjelljen e tij në vete që në fushë. Më pas, autoambulanca ka hyrë me urgjencë duke e transportuar menjëherë lojtarin drejt spitalit të Lezhës.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë, me trajnerin e Besëlidhjes, Elvis Plori, gazetari Endi Tufa ka mësuar ekskluzivisht për Top Channel se gjendja e Trashit fatmirësisht është e mirë. Sipas trajnerit Plori, shkaku i këtij bllokimi të papritur në fushë ka qenë një dhimbje e fortë dhe bllokim në stomak. Lojtari vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e mjekëve, por rreziku më i madh ka kaluar.
Për sa i përket anës sportive të kësaj sfide, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Ishte Marku ai që kaloi Korabin në avantazh me një gol të shënuar në minutën e 24-t.
Kliko këtu për të parë momentet e panikut
Top Channel