Fundjava e Premier League rezervon derbin e Manchester, Carrick bën paralajmërimin: Nuk duhet të mendojmë se do të fitojmë si në sezonin e kaluar
Nga Endi Tufa
Kur Rolando Maran të publikojë listën e parë zyrtare më 20 shtator, nuk do të jetë thjesht një grumbullim i zakonshëm. Për herë të parë, trajneri italian do të bëjë zgjedhje pas disa muajsh vëzhgimi dhe pune, duke pasur tashmë një ide më të qartë për lojtarët që i përshtaten futbollit që ai kërkon.
Në intervistën ekskluzive për Top Channel, Maran e kishte bërë të qartë filozofinë e tij: rëndësi do të kenë forma, minutat në klub, gjendja fizike dhe aftësia për të luajtur me intensitet. Pikërisht këtu nis edhe analiza e Kombëtares sot, vetëm pak ditë para fillimit të Ligës së Kombeve.
Shqipëria vjen në këtë moment me dy pamje të ndryshme. Nga njëra anë ka lojtarë që po kalojnë një periudhë shumë të mirë dhe që duken të sigurt për fanellën kuqezi, ndërsa nga ana tjetër ka emra me eksperiencë që po përballen me mungesë minutash, dëmtime apo situata të paqarta në klubet e tyre.

Nëse Maran do të jetë konsekuent me atë që deklaroi për Top Channel, atëherë ky grup lojtarësh nis me avantazh. Të gjithë kanë një element të përbashkët: luajnë rregullisht dhe vijnë me ritëm gare.
Në repartin ofensiv, situata duket më e qartë. Manaj, Daku, Uzuni, Asani, Muçi dhe Seferi janë emrat që aktualisht japin më shumë garanci, ndërsa Cristian Shpendi vazhdon të mbetet një alternativë interesante për shkak të minutave dhe golave në Serie B.

Këtu ndodhen edhe dilemat më të mëdha të Maranit.
Rasti më interesant është ai i Elseid Hysajt. Përvoja e tij nuk diskutohet, por mungesa e një klubi aktiv është një element që mund të peshojë në zgjedhjet e trajnerit. Po ashtu, Mario Mitaj ka bërë një hap të rëndësishëm me transferimin te Genoa, por ende nuk ka fituar minutat që do ta vendosnin jashtë çdo diskutimi.
Një tjetër situatë e veçantë është ajo e Anis Mehmetit. Premier League përfaqëson një nivel shumë të lartë, por mungesa e aktivizimit e bën statusin e tij më pak të sigurt se sa disa muaj më parë.
Ndërkohë, dëmtimi i Thomas Strakoshës hap automatikisht garën për portën. Alen Sherri, Simon Simoni dhe sidomos Mario Dajsinani, që po kalon një periudhë shumë të mirë me Egnatian, mund të përfitojnë nga kjo situatë.
Një tjetër element që duhet parë me kujdes është mesfusha. Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami mbeten baza e ekipit, por Maran kërkon agresivitet dhe rikuperim të shpejtë të topit. Kjo mund të rrisë rëndësinë e lojtarëve si Adrion Pajaziti apo Juljan Shehu, nëse ky i fundit rikuperohet plotësisht.
A mund të ketë surpriza?
Nga sinjalet e dhëna deri tani, nuk përjashtohet që Maran të shikojë edhe alternativa të tjera. Emra si Marvin Çuni, Luis Hasa, Medon Berisha apo edhe lojtarë që kanë pasur vazhdimësi në kampionatin shqiptar mund të mbeten në radar, sidomos nëse trajneri vendos të shpërblejë formën e momentit.
Në fund, lista e 20 shtatorit do të tregojë diçka më shumë sesa vetëm emrat e grumbulluar. Ajo do të na tregojë nëse Maran do t’i qëndrojë plotësisht filozofisë që prezantoi në intervistën ekskluzive për Top Channel: një Kombëtare ku emri ka rëndësi, por ku fanellën e fiton ai që luan, është në formë dhe vjen me ritëm gare.
Dhe nëse ky do të jetë vërtet kriteri kryesor, atëherë futbollistë si Manaj, Daku, Hoxha, Muçi, Laçi dhe Dajsinani duket se hyjnë në këtë grumbullim me më shumë pikë se të tjerët, ndërsa për disa emra historikë të Kombëtares, dita e 20 shtatorit mund të sjellë më shumë pikëpyetje se sa siguri.
Top Channel