Aksident në aksin Kuçovë-Berat, përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur
13/09/2026 09:35
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në hyrje të Kuçovës, në aksin Kuçovë-Berat.
Mësohet se në aksident janë përplasur dy automjete, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Top Channel