Manchester City merr për momentin kreun e klasifikimit në Premier League.

Skuadra e Citizens mundi në Etihad Stadium Southampton 1-0 dhe shkon në kuotën e 23 pikëve me kampionët e Anglisë që do të ndjekin të qetë supersfidën e kësaj të diele mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Goli që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje u shënua që në minutën e 5 të saj me Erling Haaland që devijoi në portën kundërshtare një krosim të Gomes. Megjithatë skuadra e Saints nuk ishte shumë dakord dhe pak para pushimit të ndeshjes, goditi tramversën me Archer.

Në pjesën e dytë, Haaland iu afrua golit të dytë, por u ndal nga mbrojtja , ndërkohë që në një moment tjetër norvegjezit i mungoi saktësia. Më i rrezikshëm ishte rasti i minutës së 63 me Haaland që gjuajti me kokë, por topi përfundoi pranë shtyllës.

Southamptoni u përpoq të ndryshonte diçka me zëvendësimet e kryera por ato nuk patën efekt. Sfida u mbyll me fitoren e Manchester City që merr vendin e parë në pritje të superduelit Arsenal-Liverpool.

Në ndeshjet e tjera Brighton barazoi me Wolverhampton 2-2, brentford mundi Ipswich Town 4-3, ndërsa sfida me Aston Villas dhe Bournemouth u mbyll 1-1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA