Dinamo ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Superiores përballë Laçit, me rezultatin 2-1.
Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” nisi mjaft mirë për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me Mandelën në minutën e 22’. Në pjesën e dytë, ishte Zabërgja i cili realizoi një supergol, duke dyfishuar shifrat në minutën e 55’.
Kurbinasit provuan të shkurtonin diferencën, por goli i vetëm erdhi në minutën e 97’ nga Kurti, gol i cili vlejti vetëm për statistikë.
Kështu Dinamo shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e parë të renditjes, teksa Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.
REZULTATI:
DINAMO 2-1 LAÇI
Mandela 22’, Zabërgja 55’ / Kurti 90+7’
FORMACIONET ZYRTARE:
RENDITJA:
Top Channel