Surpriza të shumta në Champions/ Reali dhe Bayerni mposhten në transfertë, Juventus përmbys me 10 lojtarë Leipzig (Rezultatet dhe Renditja)

02/10/2024 23:05

 Liga e Kampionëve ka mbyllur dhe javën e saj të dytë, me 9 ndeshje që sollën plot surpriza.

Kampionët e Real Madrid morën një humbje surprizuese përballë Lille në transfertë me rezultatin 1-0, me një penallti të realizuar në gol nga David që vendosi takimin.

Një tjetër disfatë surprizuese ishte ajo e Bayern Munchen, që humbi 1-0 në transfertë me Aston Villa. Ishte i sapofuturi Duran, i cili në minutën e 79’ realizoi një supergol nga distanca, për t’i dhënë tre pikët e radhës skuadrës së Unai Emery.

Nga surpriza në surprizë. Atletico e Madridit u turpërua me rezultatin 4-0 në Portugali nga Benfica, ndërsa Liverpool nuk gaboi në “Anfield” përballë Bolognas me rezultatin 2-0.

Juventusi mori fitoren e dytë, duke përmbysur në Gjermani skuadrën e Leipzig me rezultatin 2-3, edhe pse për një pjesë të lojës bardhezinjtë luajtën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të portierit Di Gregorio.

Në sfidat e tjera, Monaco barazoi në fund përballë Dinamo Zagreb me rezultatin 2-2, ndërsa Club Brugge mundi në transfertë Sturm Graz.

Pas ndeshjeve të sotme, Dortmund, Brest, Benfica, Bayer Leverkusen, Juventus, Aston Villa dhe Liverpool janë të vetmet ekipe që deri më tani kanë pikë maksimale.

REZULTATET:

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA