BUNDESLIGA/ Bayerni luan “tenis” me skuadrën e sapongjitur, goli i sulmuesit shqiptar nuk mjafton përballë Leverkusenit

14/09/2024 20:34

Bundesliga gjermane ka zhvilluar gjashtë sfidat e ditës së sotme, në të cilën janë shënuar plot 22 gola.

Kampionët e Bayer Leverkusen arritën të fitonin përballë Hoffenheim në transfertë. Për vendasit shënoi sulmuesi shqiptar Mërgim Berisha, i cili nuk mjaftoi, pasi “Aspirinat” e Xabi Alonsos gjetën katër herë rrjetën.

RB Leipzig dështoi përballë Union Berlin duke barazuar pa gola, ndërsa Stuttgart mundi në transfertë Monchengladbach me rezultatin 1-3.

Në mbrëmje ishte radha e Bayernit, i cili u ndesh në transfertë përballë Holstein Kiel. Skuadra e sapongjitur nuk mjaftoi përballë gjigandëve të Gjermanisë, të cilët kaluan në avantazh që pas 10 sekondash me anë të Musialës, ndërsa tre herë shënoi Harry Kane.

Kështu Bayerni merr i vetëm kreun në Gjermani, duke kryesuar me 9 pikë të plota.

REZULTATET:

Monchengladbach 1-3 Stuttgart

RB Leipzig 0-0 Union Berlin

Freiburg 2-1 Bochum

Wolfsburg 1-2 E. Frankfurt

Hoffenheim 1-4 Bayer Leverkusen

Holstein Kiel 1-6 Bayern Munchen

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA