Rrëfimi i Wesley Sneijder: Tripleta e trofeve? Ishin të sigurt se do të fitonim. Humba prindërit dhe u shëndosha, ndihesha keq

04/10/2026 20:57

Festivali i Sportit i organizuar nga ‘La Gazzetta Dello Sport’ u mbyll me një të ftuar special, Wesley Sneijder. Holandezi foli hapur dhe tregon gjithçka mes duartrokitjeve të publikut.

‘Kur rimendoj gjithçka më vijnë të dridhurat. Jam shumë i lumtur që kam përjetuar emocione kaq të bukura-tregon Sneijder. Fitojnë kujtimet, flitet për Interin, Mourinho, Tripletën e trofeve, skuadrën e të pathyeshmëve të Interit.

‘Ishte një vit special, Mourninho më telefonoi dhe më tha se isha hallka që i mungonte skuadrës së tij dhe se do të fitonim së bashku-tregon Sneijder-pas disa muajsh e kuptova edhe unë. Erdha dhe menjëherë mundëm Milanin 4-0. Çfarë mund të doja më shumë?

Chivu-Sneijder udhëton mes kujtimeve.‘Debutimi dhe të luaja në Ligën e Kampioneve ishte ëndrra ime-thotë Sneijder-ishim një grup i shkëlqyer, ishte një Chivu i ri që ishte lider. Christianin e kam për zemër, njihemi prej shumë kohësh’.

Ai grup ishte fantastik dhe Sneijder kujton episode njëra pas tjetrës. ‘Ishte një skuadër e çmendur. Por kur fiton mund t’i lejosh vetesh diçka më shumë. Ne, jo Zanettit. Javier ishte i pari që vinte dhe i fundit që largohej, ne ndonjëherë pinim diçka, por ai kurrë. Vetëm ujë. Dhe të mendosh se pas një fitoreje u deh me coca cola-vijon rrëfimi i Sneijder.

Champions League— Është e pamundur që të mos flitet për natën e Madridit. Interi mundi Bayernin e Mynihut dhe fiton Champions League pas shumë e shumë vitesh pritje. ‘Ishim të sigurt se do të fitonim, meritë e Mourinhos-vijon Sneijder-kujtoj një atmosferë të çuditshme. Por e dija se do të fitonim, duhej caktuar vetëm se kur do të fitonim. Por nuk e mendoja se po atë natë Jose Mourinho do të largohej. Është me të vërtetë Special One, sidomos në aspektin mental. Dhe është ende, në fakt është në maje dhe jo rastësisht është në pankinën e Realit të Madridit’.

Është një episod që tregon në perfeksion personazhin Mourinho. ‘Maicon u skualifikua me 2 ndeshje. Një trajner tjetër do t’i kishte bërtitur, por ai e dërgoi në Brazil për 2 javë-thotë Sneijder-si mendon se u kthye? Sipas jush a do ta zhgënjente Jose? Ky ishte Mourinho’.

Epoka post Mourinho-U fol edhe për Botërorin e humbur ne finale në 2010 dhe për Topin e Artë ku ai përfundoi jashtë podiumit. ‘Ajo shpatulla e mallkuar e Casillas, pa atë pritje do të kishim fituar ne-kujton Sneijder-Për Topin e Artë nuk ma ndjen, më mjafton që fitova Champions League me Interin dhe Tripleta historike e trofeve’.

Sigurisht periudha post-Mourinho nuk ishte e lehtë. ‘Me Eto’o e kuptuam që diçka ishte krisur. Nuk ishte më i njëjti. Pastaj pas dy sezonesh ai u largua duke e lënë Milanon-zbulon Sneijder-vendosën të më reduktonin pagën dhe nuk ishin më kushtet për të vijuar së bashku’.

Pas karrierës si futbollist— Sneijder zgjodhi të mos hyjë në botën e futbollit. ‘Kur u tërhoqa nga futbolli m’u desh të përballesha me shumë momente të vështira-rrëfen ish mesfushori holandez-Nëna ime u sëmur dhe në pak kohë ndërroi jetë, më pas e njëjta gjë i ndodhi babait tim. Luftova shumë për ta, kalova 3 vjet duke iu dedikuar familjes sime. Ishte një moment i vështirë. U shëndosha, ndihesha keq. Tani po përpiqem të rimarr veten, edhe pse prindërit e mi nuk do të kthehen dhe duhet ta pranoj. Për pjesën tjetër po punoj. Mora pjesë edhe në një reality shoë: Football Island. Njëmbëdhjetë ish futbollistë holandezë në një ishull pa ushqim që luajnë futboll, shumë bukur’.

Top Channel