VIDEO/ Super Kosovë! “Dardanët” mposhtin me poker Qipron mes racizmit në transfertë

09/09/2024 20:06

Kosova ka arritur një super fitore në transfertë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin C2, duke mposhtur 0-4 Qipron.

Sfida nisi mjaft mirë për “Dardanët” e Franco Fodës, me Muriqin që shënoi dy herë në minutat 9’ dhe 21’.

Pjesa e dytë foli gjithashtu për ekipin e Fodës, me Albion Rrahmanin, i cili u hodh nga stoli dhe shënoi golin e tretë në minutën e 48’, ndërsa 7 minuta më vonë, një tjetër lojtar i futur nga stoli, Dellova shënoi golin e katërt, për të kompletuar “pokerin”.

Kjo gjë duket se i “acaroi” tifozët në fushë, të cilët hapën parrulla raciste si “Kosova është Serbi”, gjë që solli ndalimin e ndeshjes për disa minuta. Gjithsesi “dardanët” nuk u ndikuan aspak dhe arritën të merrnin tre pikët nga kjo transfertë.

Kështu Kosova shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin C2, ku në dy ndeshje ka një fitore dhe një humbje.

REZULTATI:

QIPRO 0-4 KOSOVË

Muriqi (P) 9’, 21’, Al. Rrahmani 48’, Dellova 55’

GOLI I PARË I MURIQIT (VIDEO)

GOLI I DYTË I MURIQIT (VIDEO)

GOLI I RRAHMANIT (VIDEO)

GOLI I DELLOVËS (VIDEO)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA