Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Me një ceremoni madhështorë të organizuar në “Stade de France” uli siparin këtë të diel olimpiada e Parisit 2024. Ne stadiumin e mbushur plot u këndua njëzëri hiti i Edith Piaff “nën qiellin e Parisit”, poshtë balonës me flakën olimpike që qëndroi e ndezur për 15 ditë.
SHBA dominoi për të katërtin edicion radhazi në Lojërat Olimpike të Parisit, duke ndaluar rikthimin e Kinës në majë për herë të parë që pas Pekin 2008. Në vendin e tretë u rendit Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca me 16.
Me triumfin e basketbollisteve amerikane në finalen ndaj francezeve, shtetet e bashkuara të Amerikës dolën në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, ndërsa Kina fitoi 91 medalje gjithsej.
Kosova u rendit e 73-ta me një medalje te argjendtë e një të bronztë, ndërsa Shqipëria mban vendin e 80-të me dy medalje të bronzta.
Organizatorët e Olimpiadës thanë se Franca ka qenë e bashkuar dhe e lumtur përgjatë dy javëve të mbajtjes së Lojërave Olimpike, ndërsa ka pasur shitje rekorde të biletave me sportdashës nga e gjithë bota.
Top Channel