‘Burri më i vetmuar në botë’ jeton në temperatura -50°C, pesë orë larg komunitetit më të afërt (fotot)

08/07/2024 16:34

Samuil ka jetuar prej dy dekadash në zemër të pyllit të Yakutsk në Siberi, disa orë larg civilizimit më të afërt, në një prej mjediseve më të ashpra në tokë.

67-vjeçari ishte larguar nga fshati i ti i mëparshëm në veri të Rusisë pasi sipas tij, jeta aty ishte “shumë e mërzitshme”.

Samuil thotë se kalon kohën duke kërkuar ushqim, duke lexuar libra të vjetër e duke dëgjuar radion, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

Kasollja e tij është ndërtuar me materiale të gjetura në botën e egër, dhe e veshur me copa plastmasi.

Ajri i akullt shpesh hyn brenda nga çarjet e mureve të plastikës, edhe pse burri arin të ruajë pak ngrohtësi nga veshja e shtëpisë me llamarina, si dhe batanijet e thasët që ka brenda.

Burri thotë se jeta sa vjen e bëhet më e vështirë pasi po shkon drejt moshës 70 vjeçare, teksa shton e sa herë del nga kasollja e tij thotë një lutje.

Gjatë pasqyrimit të ekzistencës së vështirë në një dokumentar në rrjetin YouTube, ai thotë: “Zoti im Jezus më ndihmo, kur të shkoj në fshat më ndihmo të gjej ushqim”.

Një nga problemet kryesore për Samuil është kërcënimi i arinjve: “Kam parë shumë arinj duke kaluar pranë shtëpisë. Sa herë ata kalojnë qentë e mi lehin, por falë Zotit ata nuk futen brenda pasi situata mund të bëhej shumë e rrezikshme”.

Samuil ka ndërtuar gjithashtu një grope ngrirëse nëntokë, të cilën e mbush me mishin ose peshkun e gjuetisë dhe e ruan aty të freskët.

Ai thotë se ushqimi kryesor është ai që vjen nga peshkimi, por gjuan gjithashtu kafshë të vogla si lepuj.

Burri bën gjithashtu fshesa me dege bimësie që i shet më pas në qytetin Yakutsk edhe pse rruga në këmbë deri atje është e gjatë dhe e rrezikshme.

Në shtëpi ai lahet me ujë që e ngroh në sobën e tij , të cilin më pas e kalon në një vaskë të vendosur jashtë.

Qyteti më i afërt për Samuil është Yakutsky, një nga qytetet më të ftoha në botë, ku temperaturat arrijnë në -40°C ndërsa në zonën e pyllit ku ai banon temperaturat mund të arrijnë deri në -60 gradë.

Gjeja e ujit gjithashtu mund të bëhet e vështirë prej ngrirjes së tubave dhe shpesh ai detyrohet të shkrijë ujë nga copa aulli.

Prej kushteve të ftohta atmosferike ai nuk mund mbjelle e të rrisë ushqim në tokë, dhe detyrohet të mbijetojë me gjueti mishi e peshku, shkruan rrjeti Metro.co.uk.

FOTO GALERI
2/5
Kasollja e tij është ndërtuar me materiale të gjetura në botën e egër, dhe e veshur me copa plastmasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA