Bebe Rexha thotë se mund ‘të shembë’ industrinë e muzikës me ato që di (fotot)

06/07/2024 17:15

Këngëtarja me origjinë shqitpare Bebe Rexha ka thënë së fundmi se ‘gjërat duhet të ndryshojnë’ dhe se me ato që di mund të “shembë një pjesë të madhe të kësaj industrie”.

Këngëtarja e njohur për hitet botërore si ‘In the Name of Love’ dhe ‘I’m Good (Blue)’ – mbajti fjalimin e saj të zemëruar në rrjetet sociale të martën më 2 korrik, duke iu referuar abuzimeve e kërcënimeve që kishte dëshmuar nga eproret ne industrinë e muzikes.

34-vjeçarja mes të tjerash shkruante: “Mund të shemb një pjesë të madhe të kësaj industrie me ato qe di. Jam e zhgënjyer, jam e nenvlerësuar. Kam qenë e heshtur prej kohësh, nuk i kisha parë shenjat për të cilat më kishin sinjalizuar të tjerët, por ato janë aq të dukshme”.

“Kur unë kam folur, ata më kanë bërë të hesht dhe më kanë dënuar. Tani gjërat duhet duhet të ndryshojnë ose unë do të them të gjitha të vërtetat e mia, si të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën”, tha Rexha, duke përdorur citimin nga filmi i njohur i kaubojsave.

Bebe falënderonte fansat e saj për mbështetjen dhe i tregonte se trishtimi vjen nga trajtimi që i është bërë nga industria që kur nisi karrierën e këngës në 2014.

“Jam në dhomën e hotelit në Londër dhe vetëm qaj, kam takuar shumë fansa dhe ata kanë ndezur diçka të veçantë te unë. Falemnderit që merakoseni për mua. Unë po përpiqem me këto çështje dhe po luftoj për atë që meritoj”.

Postimet e saj ishin të mbushura me mesazhe mbështetjeje nga dashamirësit, një prej tyre shkruante: “Jemi me ty bebe.”

Një tjetër gjithashtu: “Jemi këtu dhe do të të mbështesim! Je e ndjekur dhe e vlerësuar.”

Një i tretë shkruante: “Jemi këtu për të të mbështetur! Largohu nga ky sistem që të të mos lëndojë më.”

Disa fansa i sugjeronin të përmendte emra të atyre që i referohej, ndërsa të tjerë thonin se ankesat e saj ishin një tymnajë për të tërhequr vëmendjen të kënga e re që po promovon ‘I’m The Drama’.

Një fans skeptik shkruante: “Këtë po e bën gjatë promovimit të këngës së re ‘I’m The Drama’ – marketing tamam në kohë! xx.”

Bebe i përgjigjej: “Marketing? Nuk kam buxhet për këtë. Më ka ardhur në majë të hundës”, shkruan Independent.

Zhvillimi vjen disa javë pas një tjetër akuzimi të rëndë të krerëve të Holliwood për abuzime nga aktori Isaac Kappy, i cili u gjet i vdekur pak pas raportimit në video.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA