Postimi fundit i aktorit të ‘Piratët e Karaibeve’, para sulmit fatal nga peshkaqeni (fotot)

28/06/2024 21:50

Aktori amerikan Tamayo Perry ishte parë duke bërë ‘surf’ pranë brigjeve të gjirit Goat në Havai para se trupi i tij të gjendej i vdekur nga ajo që u cilësua nga ‘një sulm i pritur peshkaqeni’.

Aktori që kishte marrë pjesë në filmin e njohur ‘Pirates of the Caribbean’, besohet se ka pasur disa episode të tjerë të rrezikshme në aktivitetin e tij ujor, por thoshte gjithmonë se “mund t’i ndjente kafshët detare nëse i kishte pranë”.

Por 49-vjeçari u gjet me disa shenja kafshimesh në trup nga shërbimet e emergjencës së Honolulu dy ditë më parë, që rrjedhimisht i kushtuan jetën.

Tashmë zbulohet dhe në postimet e tij të fundit në rrjetin Facebook ishin njëfarë parandjenje se do të haste peshkaqen në ujë.

“A mund t’i nuhasin njerëzit peshkaqenët??? Nuk e di po unë më duket e po, ju betohem se mund ta nuhas kur ata janë pranë,” shkruante Perry në një postim të verës 2019.

Ndërsa në 2015, ai përmendte me shaka në Facebook momentet kur surfisti Mick Fanning u sulmua nga dy peshkaqen në Afrikën e Jugut, ku ai pohonte se “mëshira e Krishtit” është më se e mjaftueshme për të mos pasur frikë.

“Peshkaqenët më trembin por jam i lumtur që Zoti i Mirë e mbroi Mick sot,” shkruante Perry. “Vetëm Zoti e di se kur vjen koha jote.”

Në një tjetër postim online, 49 vjeçari i ndjerë Perry, shkruante se ishte një fans i filmit të njohur me peshkaqen “Jaws.”

“Është si të dish nëse po merr makinën dhe do të përfshihesh në një aksident,” thotë bashkëshortja e Tomayo, Emilia Perry, pas vdekjes së tij. “Nuk të gjen gjë, nuk të gjen gjë, dhe më pas të gjen. Në vitin 2004 kishte përplasur kokën dhe bëri 50 qepje,” tregon Emilia për aksidentet e tij të ngjashme.

Por sulmet nga peshkaqenët nuk kishin qenë ndonjëherë problem. “Ata që adhurojnë surfin nuk i ndalon dot askush të dalin në det”, tregon dhe kolegu i tij surfist Jesse King, 37 vjeç, roje bregdetare që ka punuar ngushtë me Tamayo.

“Ne kënaqeshim shumë, ishin gjithmonë të lumtur”, thotë më tej bashkëshortja Emilia. Si ajo dhe Jesse e quanin atë një person të mrekullueshëm.

“Ai ishte plot me jetë dhe pasion për gjërat që bënte, nuk bënte kurrë asgjë për të cilën nuk ishte i përkushtuar tërësisht”, tregon më tej Jesse.

FOTO GALERI
3/5
“Ata që adhurojnë surfin nuk i ndalon dot askush të dalin në det”, tregon dhe kolegu i tij surfist Jesse King

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA