Top Arena/ A u manipulua Shqipëri- Spanjë 1-5 në 1993? Foto Strakosha flet për herë të parë: Besoj që çunat…

24/06/2024 10:41

Ish-portieri i famshëm Foto Strakosha ka qenë në një lidhje në Skype me “Top Arenën”, ku është pyetur edhe për ndeshjen e vitit ‘93 ku Shqipëria humbi thellë me Spanjën 5-1.

Ai shprehet se ishte një humbje e madhe dhe se të gjithë donin ta harronin sa më shpejt. Ai shprehet se të gjithë futbollistët kanë luajtur fort dhe nuk ka qenë qëllimi i tyre të bënin një performancë të dobët, pavarësisht thashethemeve se e kanë lënë qëllimisht Spanjën të bënte aq shumë gola.

Ed Manushi: Çfarë kujtime ke nga ndeshja e ’93-shit me Spanjën?

Foto Strakosha: Të dalësh 5 me 1 çfarë të presësh tjetër? Mundoheshe ta harrosh sa më shpejt. Këto thashetheme i kam dëgjuar dhe herë tjetër, unë jam i asaj nëse e dinë më tepër se dy veta diçka, nuk është më e fshehtë. Unë kam besim që asnjë nga çunat atë ditë ka patur predispozicion për të luajtur dobët. Dihet që Spanja i ka vlerat më të mëdha se e jona, por që të thuash që ka qenë e qëllimshme për të bërë sa më shumë gola, kjo më duket absurde.  

Që nga viti 1986 Shqipëria dhe Spanja kanë një histori të gjatë përballjesh mes tyre dhe natyrisht peshorja anon ne krahun e spanjolleve me një dominim teë fortë 8 fitore me 0.

Ajo që bie në sy në duelet tona është dhe numri i lartë i golave të shënuar nga spanjollet në të gjitha këto ndeshje, ndërsa Shqipëria i ka shënuar vetëm 3 herë në gati 40 vite duele.

Ne fundin e viteve ‘80 diferencat ishin të mëdha, spanjollet rregullonin golaverazhin duke na mundur 9-0 apo 5-0.

Por nga te gjitha duelet me Spanjën 1 ndeshje mori një vëmendje të madhe, bëhet fjalë për duelin e 22 shtatorit ne stadiumin Qemal Stafa, ku Spanja fitoi 5 me 1 duke marrë kreun e grupit. Diferencat ishin të mëdha në fushën e lojës dhe një ajo ishte një Spanjë që vinte me ajkën e lojtareve të Real Madrid dhe Barcelona.

Po të ecnim me rezultatet e kohës do ishte diçka normale por në Shqipëri ndizen polemika të mëdha sepse një deklaratë e Zv Presidentit të Federatës Spanjolle Juan Espino në radion Kadena Ser ndez ambientin duke thënë se ndeshja u korruptua. Sipas tij një person i lidhur me futbollistet shqiptar i ka kërkuar 300 mijë franga zvicerane që Shqipëria të pësojë shumë gola.

Siç raporton faqja e parë e gazetës Sporti Shqiptar në atë kohë, Federata e Futbollit në atë periudhë bëri një njoftim duke u distancuar nga kjo histori. Spanjës i duhej jo vetëm fitorja por edhe gola për të rregulluar golaverazhin për vendin e parë në grup dhe ndeshjen e fitoi 5-1.

Ne shtypin europian u fol gjatë për atë ndeshje madje FIFA nisi një hetim për rezultatin, por nuk pati asnjë fakt për të dyshuar se kishte korrupsion dhe se shqiptarët kishin toleruar që Spanja të shënonte 5 gola.

Pas 30 vjetësh mbetet një enigmë e madhe nëse kishte apo jo një tentative korrupsioni për atë ndeshje? A ishte ajo deklaratë vetëm një lufte brenda federatës spanjolle? A po përdoreshin shqiptaret në këtë histori?

Kjo nuk u zbulua asnjëherë por në atë pasdite shtatori ajo që dihet është se Spanja mori atë që donte në Qemal Stafa, fitoren, golat dhe kualifikimin ne botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA