E reja e gjymtuar nga sulmi i shimpanzesë kthehet tashmë në ‘rrëfyesen e preferuar të gorillave’ (fotot)

17/06/2024 16:06

Angelique Todd thuajse humbi krahun nga sulmi i një shimpanzeje agresiv teksa punonte në një kopsht zoologjik në Britani, por tashmë është kthyer në “rrëfyesen e preferuar të gorillave” që kur ndihmon në majmunët në botën e egër në Afrikë.

Angelique Todd po punonte në kopshtin zoologjik kur shimpanzeja 33 vjeçar i kapi krahun duke e tërhequr brenda kafazit teksa ajo i solli ushqimin.

Ai e kafshoi dhe kafsha e lëshoi vetëm pasi i tërhoqën vëmendjen punonjës të tjerë në kopshtin Port Lympne në Kent.

Duke folur në një video të rrjetit Our World që së fundmi është publikuar në YouTube, Angelique tha: “E njihja shimpanzenë prej tre vitesh dhe kisha një marrëdhënie të mirë me të. Meshkujt shimpanze në kafaz nuk janë të qëndrueshëm, janë nga kafshët më të rrezikshme të kopshtit zoologjik”.

Ajo tregonte më tej për sulmin:

“Ngjarje si këto duket sikur të ndodhin me xhiro të ngadalta, je e shokuar teksa përpiqesh të mbijetosh.”

“Nuk mund të bëja rezistencë sepse ishte shumë i fuqishëm, ishte sikur të shija vetën duke me ngrënë për së gjalli. Ai më këputi gishtin e madh të dorës dhe donte të më hante krahun.”

“Akoma kam plagët në krah, edhe pse kanë kaluar disa vjet”.

Angelique shtonte: “Unë vazhdova të punoj në kopshtin zoologjik edhe pas aksidentit mendoja se duhet të vijoja të shihja këtë shimpanze për të tejkaluar traumën e sulmit”.

Dhe rrjedhimisht sulmi e motivoi më shumë Angelique të punonte me kafshët teksa ajo studioi për biologë dhe nisi jetën në xhunglën afrikane ku punon prej një dekade me gorillat, madje ka mësuar dhe “gjuhën e tyre”.

Eksperienca e të resë tregohet në një dokumentar të titulluar “Familja ime e gorillave” ku ajo njihet tashmë si “rrëfyesja e gorillave”, shkruan Daily Star.

FOTO GALERI
2/5
ajo tregon gishtin e gjymtyar ne sulm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA