23/11 20:33
Nicolo Barella dhe Nicolo Fagioli janë bashkuar me skuadrën e Italisë në stërvitje pasditen e kësaj të enjteje.
Mediet italiane raportojnë se dy lojtarët në fjalë kanë lënë pas problemet fizike dhe kanë punuar me grupin dy ditë para ndeshjes së parë në EURO2024, të ndaj Shqipërisë së Sylvinho-s.
Të dy lojtarët kishin zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa sot u bashkuan me pjesën tjetër të ekipit.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse trajneri Luciano Spalletti do i aktivizoje nga minuta e parë në ndeshjen me Shqipërinë e Sylvinho-s.
Top Channel