Largimi i Luka Modricit nga Reali i Madridit ishte vendosur paraprakisht nga bordit drejtues i klubit “merengues” disa muaj më parë.
Realiteti ishte shumë kompleks për një lojtar 38-vjeçar i cili nuk kishte minutat që shpresonte pasi nënshkroi vitin e kaluar rinovimin deri në vitin 2024.
Ancelotti e kishte paralajmëruar se nuk do t’i jepej aq shumë hapësirë si në të kaluarën, diçka që kroati nuk e kishte menduar.
Edhe pse në fillim të sezonit ishte e vështirë për të të mendonte për nevojën e një ndryshimi brezash, Modric më në fund e kuptoi rolin e tij të ri te Reali deri në atë pikë sa ai vetë kërkoi të rinovonte kontratën, pavarësisht kohës së kufizuar në fushë që do të ketë gjatë sezonit 2024-2025.
Në të vërtetë, ai madje është i gatshëm të sakrifikojë një pjesë të pagës së tij për të vazhduar me fanellën e Realit të Madridit edhe për një sezon tjetër.
Mungon vetëm zyrtarizimi
Dhe historia do të përfundojë mirë për të gjithë sepse, sipas gazetarit Fabrizio Romano, Modric tashmë ka nënshkruar të gjitha dokumentet për të qëndruar i lidhur me Realin edhe për një sezon. Në këtë mënyrë Reali mbylli një tjetër nga problemet e shumta që i duhej të zgjidhte dhe siguroi vazhdimësinë e një prej legjendave të mesfushës deri në vitin 2025.
Top Channel