“SPAK po luan politikisht”/ Boçi në ‘Top Story’: E dini që sot për një kallëzim të ngjashëm, Ervin Salianji kërcënohet me burg?

25/04/2024 21:29

Vendimi i SPAK për të mos nisur hetimin e padisë së vëllait për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, i cili pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, ka ‘përplasur’ të ftuarit në “Top Story”.

Demokrati Luçiano Boçi u shpreh se SPAK po luan politikisht në një çështje të tillë të një rëndësie të madhe dhe kryeministri Rama duhet të japë sqarime.

Boçi: SPAK po luan politikisht. Është e çuditshme që bën deklarata të tilla. Kur çështjet kanë rëndësi të madhe, është detyrë e kryeministrit të jap sqarime. Kemi dy standarde, në rastin kur do të godasë eksponentë të PD-së..

Rakipllari: I bie që e ka kursyer Gaz Bardhin, kjo është logjika që thua ti. Salianji nuk ka bërë kallëzim të rremë por po goditet, Gaz Bardhi po kursehet

Boçi: Rruga ligjore e duhur nga Gaz Bardhi është të inicionjë dokumenta dhe fakte. Kallëzimi ekziston nga autoritetet e tjera. Jemi në persekutim politik. Pra kemi dy standarde, kur s’duan thonë prit se nuk ka kallëzim këtu.

Curri: Kjo gënjeshtër e bardhë na shtyn të mendojmë që SPAK është i pavarur, i thotë vëllait të kryeministrit që nuk ka kallëzim. Për të njëjtën gjë për deklaratat publike që ka bërë Salianji, duan ta dënojnë drejt asaj duan ta çojnë. Ka dy drejtësi dhe dy standarde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA