Bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve
19/09/2026 10:17
Gjykata e Larte nuk pranon rekursin e mjekeve, Elona Burba dhe Petrit Rexhepi dhe mbetet ne fuqi vendimi i Apelit, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ata u cilësuan fajtorë për mjekim të pakujdesshem në dëm të Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha.
Gjykata e Lartë thekson në vendim se mjekët nuk kryen ekzaminimet e nevojshme dhe për këtë arsye pacientija humbi jetën, pas lindjes së fëmijës së parë.
Top Channel