Atletico Madrid nuk ia doli në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve në Champions League përballë Inter-it, me italianët që fituan 1-0 në “San Siro”.

Pas ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Diego Simeone vlerësoi në maksimum Inter-in dhe u shpreh se ndihet keq për rezultatin, por kualifikimi nuk është vendosur ende.

“Mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por pa krijuar mundësi të mëdha, në fraksionin e dytë u përpoqëm më shumë, kishim edhe shansin e Morata-s në fund. Goli pësuar ka shumë faktorë, ne gabuam në disa raste, të gjithë gabojnë dhe në këtë mbrëmje ne toleruam më shumë. Kualifikimi nuk është vendosur ende, por duhet të kuptojmë që kemi përballë një kundërshtarë të fortë, të ndërlikuar që do të ketë një avantazh në ndeshjen e kthimit. Në Madrid ne do të kemi edhe tifozerinë tonë dhe jam shumë optimist, pres një ndeshje të madhe” – tha fillimisht Simeone.

Më pas, Simeone foli edhe për gjendjen e skuadrës, teksa humbja ndaj Inter-it duket se do të shoqërohet me pasoja.

“Gimenez doli sepse kishte dhimbje në këmbë dhe duhet të presim për të kuptuar se deri kur do të mungojë. Hermoso nuk mund të luante të gjithë ndeshjen sepse gjithmonë rrezikonte kartonin e dytë. Morata nuk është në kondicionin e duhur, teksa Griezmann kishte lodhje në kyçin e këmbës dhe nuk mund të rrezikoja. Tani për tani gjendja e tij nuk duket shumë shqetësuese” – përfundoi Simeone. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA