Nën moton “Kujtesa e së ardhmes, kur dëshmitarët të mos jenë më” është hapur edicioni i 9-të i Ditëve të kujtesës.
Drejtorja e IDMC, Jonila Godole foli për rëndësinë e përballjes me të shkuarën
“Jo më kot motoja e këtij viti është ‘kujtesa në të ardhmen dhe sfidat e saj’, kur dëshmitarët e çmuar të kohës të mos jenë më. Ne po humbim njerëz t çmuar që nuk ndodhen më mes nesh”, tha Godole.
Një mesazh të qartë për rolin që duhet të ketë shteti në trajtimin e së shkuarës dha ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
Artisti 95 vjeçar Lekë Tasi, ish i internuar politik, tha se lufta në një farë mënyre vazhdon.
“Kur mbaron një luftë, një diktaturë e gjatë, ndodh një kënaqësi e shferuar, që është e pjeshme. Është e atyre që kanë fituar luftën dhe kanë pasur minimumin e humbjeve në familje dhe në rrethin e tyre. Kjo tregon që lufta vazhdon’, u shpreh”, Lekë Tasi.
Ditët e kujtesës shfaqin dokumentarë, mbajnë performanca artistike dhe këtë vit botojnë edhe gjyqet e drejtuesve të nomenklaturës komuniste.
Top Channel