Napoli shkarkon trajnerin, emërohet trajneri i kombëtares së Sllovakisë

19/02/2024 19:30

Aurelio De Laurentis ka vendosur.

I ngopur me gabimet njëri-pas tjetrit dhe me të fundit në ndeshjen me Genoan, presidenti zgjodhi të shkarkojë Walter Mazzarrin, i cili sot drejtoi seancën e tij të fundit stërvitore në Castel Volturno.

Ish-trajneri u largua me fytyrë të zymtë nga qendra sportive pa bërë asnjë deklaratë dhe vetëm duke firmosur disa foto të fansave.

Presidenti i Napolit u largua nga hoteli Britannique ku po qëndron, por nuk shkoi në Castel Volturno për të folur me Mazzarrin sepse kishte takuar Francesco Calzona në një hotel në breg të detit për të përshpejtuar procesin dhe për të siguruar që ai të mund të ishte në stol.

Të mërkurën kundër Barcelonës: trajneri aktual i Sllovakisë do të mbajë rolin e dyfishtë (Federata ka dhënë ok). Një kontratë tre mujore është gati për trajnerin, nënshkrimi duhet të bëhet pas pak. Megjithatë, prezenca e Marek Hamsik, kampionit historik të Azurrëve, në stafin e ri nuk është konfirmuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA