Më sensuale se kurrë, Enxhi dhe partneri i saj Silvester, kanë shkëlqyer në skenën e Dancing With The Stars.
Një performancë e vlefshme për një finaliste, Enxhi ka lënë pafjalë jurinë. Ndërsa për Olta Gixharin ishte zjarr, për Lori Balën finalistja e DWTS Albania këtë sezon të dytë e ka yllin në ballë. Nga ana tjetër, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri e konsideroi Enxhin të mahnitshme që me imazhin dhe performancën e saj, pavarësisht ndonjë gabimi tek-tuk në kërcim, thith syrin e publikut.
Gjatë dhënies së vlerësimit nuk kanë munguar as ngacmimet mes jurisë, ku komentit të Ilirit për ansamblin Gixhari, Olta i është përgjigjur duke thirrur “do të të shkatërroj”.
Olta: Wowww… Bo bobo çfarë finaleee. Zjarr. E di sa e ke përmirësuar këtë Sambën. Mbaj mend që herën e fundit kur e kërceve të kam bërë disa vrejtje që i kishe pak lëvizjet e ashpra… Je përmirësuar goxha shumë dhe kjo është një finale e bukur.
Lori: Endi e ka qarë këtë Samba sonte. Unë mendoj që ti ke yllin në ballë dhe me atë yllin në ball ja del në çdo performancë.
Valbona: Më kënaqi babi yt duke bërë tifo. Ja ku është…
Enxhi: O shpirt. A e kupton nga e kam dellin tani.
Valbona: Pooo, fantastike.
Iliri: Mos më shif sepse vetëm fjalë të mira kam sot. Ti ke atë karakteristikë që pak artistë e kanë, je manjifike. Thith syrin e publikut. Sikurse tha e edhe ansambli Gixhari kjo finale…
Olta: O Zottt. Kisha menduar të mos të të kthehesha, por me këtë që the, do të shkatërroj…
Iliri: Po tani do ta përmendim içik në finale, sepse po se përmendëm tani… S’bën sens.
Enxhi: Tani një pyetje kam unë për ty Ilir, se ma le edhe porosi. Atë këmbën lartë e shtriva apo jo?
Iliri: Treçerek…
Enxhi: Boooo.
Bora: Se është vetëm fillimi. Do të ngrohet Enxhi po hë.
Por si votoi juria? Valbona Selimllari 10 pikë, Lori Bala 10 pikë, Ilir Shaqiri 9 pikë dhe Olta Gixhari 10 pikë.
“Faleminderit shumë të gjithëve. Ne e vlersojmë dhe jemi shumë mirënjohës. Unë dhe Silvi e rikthyem Sambën sepse të dy i duam kërcimet latine dhe duke qenë sepse ky kërcim na ra shumë herët, që natën e dytë, vendosëm ta rikthenim. Gjithsesi, i lutem publikut që sot më shumë se kurrë të votojë VIP13”- tha Enxhi.
Top Channel