Është pritur me kritika performanca e parë e Eni Shehut dhe Odetës në gjysmë finalen e Dancing With The Stars.
Në kërcimin ‘Samba’, sipas Oltës, Eni nuk dha maksimumin dhe i mungoi energjia, ndërsa opinioni i saj mori aprovimin edhe nga anëtarët e tjerë të jurisë.
Olta: Doja një shkrepëse, se doja të ndizej. Të mungoi energjia, dua të ndezësh fitilin dhe të shpërthesh. Të mungoi energjia sot
Eni: Faleminderit!
Olta: Ha ha! Sa budall!
Eni Shehu: Faleminderit thash! Unë mendoj se da të jem në finale prandaj jam këtu. Odeta ndjeu shumë eksplozim.
Iliri: Sot qenke e lidhur mbas mustaqeve, mbas shikimeve
Olta: Jemi në gjysmë finale nuk falet as qimja e mustaqeve
Valbona: Mua mu duk korrekt, kam një kritikë me lëvizjen e kokës dhe shpatullave por e përgjithshmja shkoi mirë
Lori: Do doja që trupi sipër mos të lëvizte aq shumë dhe pak më shumë energji, e fillove mirë pastaj ishte kështu të iku ajo energjia e sambës.
Ilir: Për mua u valëvite por nuk tregove karakterin si kërcimtar. Unë mendoj që duhet të ishte me evidente prezenca jote si partner. Disa pauza të padobishme duke pritur hapin e radhës.
Eni: Nuk e kam parasysh çfarë po flet
Iliri: Duhet të ishte diçka më e ngarkuar…
Çifti në fund të performancës u vlerësua në total me 32 pikë.
Top Channel