Sulo në “Top Story”: Faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit
Në “Top Story”, analisti Lorenc Vangjeli komentoi deklaratat e bëra nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar mbrojtjen e saj si të llogaritur dhe me tone që, sipas tij, synojnë të ushtrojnë presion ndaj personave me pushtet.
Vangjeli u ndal edhe te pretendimi i Hysenit lidhur me Ergys Agasin, duke e cilësuar atë si të gënjeshtërt.
“Unë parashikoj që mbrojtja e saj do të jetë arrogante, brutale. Ishte kaq e llogaritur dhe zonja Lala ishte vetëm një efekt anësor. Ajo që ka rrjedhur nga mbrojtja e mundshme e zonjës ka qenë marrëdhënie që tentonte ta bënte bashkëpunëtor të SHISH. Pretendimi i zonjës është i gënjeshtërt. Shantazh për njerëzit me pushtet”, tha Lorenc Vangjeli.
“Është ndjekur Agasi për muaj të tërë, sidomos me ndryshimin në kupolën e policisë dhe BKH. Janë përgjuar njerëz dhe këta kanë qenë edhe naivë, kanë shkruar kapituj domethënës në dosje kundër tyre në dosjet që janë bërë, ka pasur një strategji, kanë lënë të kuptojnë me kë kanë lidhje, në politikë, biznese, krim. Ata janë pa gjumë, sepse kanë cicëruar dhe këto janë pjesë e dosjes, dosjes së madhe që po hetohet. Kini parasysh, kjo nuk është një histori kaq e thjeshtë, për të arritur tek shefi i shërbimit të sigurisë, ka qenë shumë e vështirë për të arritur deri në këtë pikë, steka është ngritur kaq lart nga akuzatori”, shtoi ai.
Top Channel