“Burg, burg”, një grup protestuesish përplasen me Çuçin dhe bashkëshorten në kafene, si përgjigjet deputeti i PS dhe Delina Fico

25/09/2026 01:12
Screenshot

Deputeti i PS Blendi Çuçi dhe bashkëshortja e tij, Delina Fico, janë bërë pjesë e një përplasjeje këtë mbrëmje gjatë protestës në kryeqytet.

Ata kanë qenë të ulur në një nga kafenetë e kryeqytetit, kur një grup protestuesish kanë ndaluar para tyre duke i sulmuar verbalisht me thirrje “Çuçi burg”, “Rama burg”, “Berisha burg”,  apo thirrje të tjera kundër qeverisë dhe duke i filmuar.

Çuçi si fillim nuk ka reaguar, ndërsa e shoqja e tij ka nisur të flakë në drejtim të tyre shishe, lugë dhe sende të tjera që ka pasur mbi tavolinë.

Çuçi fillimisht e ka ndaluar, ndërsa më pas shihet duke treguar gishtin e mesit dhe duke bërë gjeste të tjera drejt protestuesve, vajzës që i filmonte.

Po me gjeste ka reaguar edhe Fico, ndërsa dëgjohet edhe duke debatuar verbalisht me protestuesen.

Top Channel