Top Story/ “Hakmarrja është intimidimi i Klodiana Lalës”, Murrizi për Vlora Hysenin: Ajo e di kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyra e Agasit

24/09/2026 22:53

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur në “Top Story” se si ka nisur hakmarrja e ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni, pas mesazheve të publikuara të komunikimeve të kësaj të fundit.

Ai deklaroi se hakmarrja e Hysenit nisi që nga dita e sotme, me gazetaren Klodiana Lala, gjatë hyrjes në GJKKO për marrjen e masës së sigurisë.

Më pas Murrizi shton se ish-drejtuesja e SHISH, e dinte se kush hynte dhe dilte nga zyra e Ergys Agasit, pasi kanë qenë bashkëpunëtorë.

“Atë që i thotë do t’i fik radarët, atë që i thotë zemër, do hakmerremi… Hakmerremi është intimidimi i Klodiana Lalës, hakmarrja këtu fillon. Ajo e di kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyra e Agasit se kanë qenë bashkëpunëtorë. Për dreq kam qenë edhe unë disa ditë atje, aty e kam shtëpinë, zona ku u arrestua Agasi. (Ndërhyn Grida Duma) Me lekët e mija blej shtëpi ku të dua Grida.

Kamarieri më ka shërbyer edhe mua, ai djali është për moskallëzim krimi, se ka për detyrë të dëgjojë çfarë thonë. Në dijeninë time nuk i ka dërguar ushqim, por ai ka ngrënë aty (lokal), dhe ky shërben punon. Rama ka qenë dijeni për mua, por nuk ka dashur, mendoj që SPAK ia ka komunikuar këtë masë. Mendoj që Rama ka menduar ta shkarkojë, që të thotë e shkarkova”, tha Murrizi.

Top Channel