Ronaldo dështon në Lisbonë, shoku i tij te Al Nassr bëhet heroi i Portugalisë
Gazetari Arion Sulo ka folur në “Top Story” për hetimin dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Ai ka deklaruar se ndërkombëtarët e kanë dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit.
“Sot opozita nuk bëri asnjë gabim, nuk la të zhvillohej seanca. Një ngjarje e tillë që është e treta në botë që arrestohet në detyrë kreu i SHISH. Opozita ka vite që e ka thënë lidhjet e Ergys Agasit.
Çështja nuk është tek opozita, situata politike është aq e rëndë saqë Rama ka tre ditë që nuk flet. Po mendon si ta zëvëndësojë, ose ta lë se çudia më e madhe tre ditë zgjat…
E rëndësishme është që faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit, kryesisht për amerikanët. Të gjithë e kanë ditur. Unë e di që ka shkuar të premten, nëse ka shkuar më parë në SPAK, që ka qenë person në dijeni për hetimet, sigurisht që e kanë ditur qeveria. Nëse është kjo Rama e ka mbrojtur. Rama ka një përballje të fortë me ndërkombëtarët.
Ne kemi një absurd politik që maxhoranca ka rënë, por s’ka kush e nxjerr nga zyra, opozita nuk e bën për shkak të kësaj fuqie kriminale që është grumbulluar prej vitesh.
Kemi grupin e Ballukut, grupin e ish-zv.kryeministres dhe grupin e Ergys Agasit. Shpresa e vetme mbetet derdhja e një gote, gjermanët dhe amerikanët, kanë mpiksur dhe po vazhdojnë”, tha Sulo.
Top Channel