Përshkallëzohet protesta pranë Kuvendit, përplasje mes Policisë dhe protestuesve, tentohet çarja e kordonit
24/09/2026 12:54
Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit, ku një grup protestuesish ka tentuar të çajë kordonin e policisë.
Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth godinës së Kuvendit.
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar për disa minuta, ndërsa situata mbetet e tensionuar.
Top Channel