Transferim te Newcastle? Ruben Neves: Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Arabi

04/12/2023 17:56

Ruben Neves nuk do të rikthehet në Premier League, të paktën për momentin.

Mesfushori “ka mbyllur derën” për një lëvizje të mundshme te Newcastle, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Al-Hilal, i cili i pagoi Wolverhampton-it 55 milionë euro në verë për ta transferuar atë në Arabinë Saudite.

Prandaj ai nuk do të jetë zëvendësuesi i Sandro Tonalit, i skualifikuar për çështjen e basteve, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë Neves.

“Nuk do të kthehem. Mendoj se janë thashetheme që lindën për shkak të bashkëpronësisë së dy klubeve dhe sepse kam luajtur më parë në Angli. Kishte interes nga Newcastle para se të vija këtu, por unë jam vërtet i lumtur, familja ime është e lumtur dhe unë po kaloj një kohë të mirë”-deklaroi portugezi për mediet britanike./Supersport

Top Channel