Reshjet e dendura të shiut, vendoset ndërprerja e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21

21/11/2023 16:28

Ka zgjatur vetëm 30 minuta sfida eliminatore e Europianit U21 mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, pasi reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur vijimin e takimit.

Shiu dhe terreni i rënduar shoqëruan ndeshjen nga fillimi, teksa me kalimin e minutave dhe shtimin e intensitetit të reshjeve në Podgoricë, u bë e pamundur që të vijonte ndeshja.

Arbitri thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por topi nuk lëvizte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit.

Tashmë i takon UEFA-s që të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2025-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA