Irgeni dhe Joana kërcyen vals në tingujt e këngës “Eklips” të Alban Skënderaj.

Si rrallëherë ky kërcim “përçau” jurinë e “Dancing With The Stars”, të cilët kishin mendime të kundërta nga njëri-tjetri.

Valbona Selimllari: Nuk të kam parë kaq të ndjeshëm. Ta kuptova ndjesinë dhe këngën që po e shijoje.

Alban Skënderaj: Me thënë të vërtetën për herë të parë më largoi nga humori i tij, pasi edhe në jetën e përditshme është humorist. Më dhe shumë emocion. Më kujtove se si këndoja dikur. Gjithçka mu duk bukur dhe në harmoni.

Olta Gixhari: Më vjen inat që sot nuk shkëlqeve si netët e para. Nuk e kuptoj mirë se çfarë nuk shkonte, por ndonjëherë gjërat ndjehen.

Lori Bala: Ti e qan posturën në kërcim. Ke një elegancë. Nuk më pëlqeve, duke sikur luftove me Joanën, jo sikur e mbrojte.

Bora Zemani: Çfarë po ndodh? Asnjë në një mendje.

Ilir Shaqiri: Koreografinë ju e shijuat, por ndjesia nuk erdhi. Ndjesia e asaj që artisti ka shkruar.

Juria e vlerësoi kërcimin e tyre me 39 pikë. Nga ana tjetër vota e publikut është shumë e rëndësishme për Irgenin dhe Joanën të cilët kanë kpdin VIP7.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA