Mbrëmja e sotme ishte e mbushur me emocione të forta për Julianën, e cila dhuroi një performancë shumë të mirë, nën kujtime të forta të luftës në Kosovë.

Këtë herë këngët janë zgjedhur vetë nga konkurrentët dhe për Julianën tingujt kanë një domethënie shumë të fortë, për këtë arsye pas përfundimit të performancës ajo ia dedikoi familjes.

“Kjo këngë më kujton luftën në Kosovë, përjetimet të gjitha. Unë kërcimin ia dedikoj familjes sime”, u shpreh konkurrentja.

Juliana dhe Dion kërcyen këtë mbrëmje në “Dancing With The Stars” foxtrot, me hapa që mori komente pozitive.

Lori Bala: Je e vetmja që ke mbajtur posturën në foxtrot…

Valbona Selimllari: Jam shumë e lumtur për një gjë, gabimi i herës së kaluar nuk të kompleksoi. E shijove kërcimin dhe e solle shumë bukur. Ishte një super perfomancë.

Olta Gixhari: Më ke pëlqyer shumë. Solle një ëndërr në skenë, që e realizove.

Ilir Shaqiri: Për mendimin tim ishte super. Unë mendoj që je në kërkim të lumturisë në kërkim kështu që uroj ta gjesh. Unë jam në pritje…

Ata arritën të rrëmbenin nga juria këtë mbrëmje një total pikësh prej 33. Nëse ju ka pëlqyer kërcimi i dyshes, publikut i jepet mundësia të votojë në kodin e Julianës dhe Dionit VIP5.

Ndërkohë gjatë klipit të xhiruar gjatë provave të javës, konkurrentja u përlot sepse situate e luftërave në botë i rikujton luftën në Kosovë. Ajo tregoi se si e ka përjetuar fëmijërinë e saj nën frikën për humbjen e të afërmve gjatë sulmeve që zhvilloheshin në Kosovë.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA