“Puna vlen më shumë se talenti”, Sommer: Ne kalojmë momente të vështira, prej vitesh shkoj te psikologu

19/10/2023 23:24

Portieri i Inter, Yann Sommer ka dhënë një intervistë të gjatë në lidhje me futbollin, por edhe me detaje nga jeta e tij.

Zviceriani ka zbuluar se prej vitesh shkon te psikologu, pasi siç thekson portieri në futboll ka raste kur kalojnë momente shumë të vështira.

“Çdo futbollist përjeton momente të vështira në karrierën e tij. Unë kam shumë vite që punoj me një psikolog. Ai më ndihmon në momente të caktuara dhe është e rëndësishme të flas me dikë kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kjo të ndihmon të ndihesh më mire”-tha ai.

I pyetur se çfarë vlen më shumë në futboll, talenti apo puna dhe vendosmëria, Sommer ka theksuar se sipas tij patjetër që kjo e dyta.

“Patjetër puna dhe vendosmëria. Duhet pak talent, sigurisht, por unë kam takuar shumë lojtarë në karrierën time që ndoshta kishin më pak talent, por që bënë punë të palodhur dhe shumë pasion, pa u dorëzuar kurrë. Ata arritën nivelet maksimale. Kështu që kërkon shumë vendosmëri”, deklaroi portieri i Interit./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA