Bisedat me drejtuesin e policisë, i japin kuptim faktit se pse në Shqipëri njerëzit e krimit hasmi i gjen më shpejt se sa policia.

Dokumenti hetimor zbulon më poshtë edhe plane për eliminimin e personazhit të quajtur “Niklaquri”. Aty përmendet një ofertë e ashtuquajtur pune ndaj Prekë Kodrës për realizimin e një atentati për shumën 500 mijë, të supozuar euro.

Po ashtu, qarkullimi i kapobandave nëpër Shkodër apo gjetkë, realizohen duke marrë informacion rreth lëvizjeve të RENEAS dhe FNSH-së.

Transkriptimet zbulojnë se si grupet veprojnë në zonat e influencës duke mësyrë në banesat e njerëzve që u duken si të dyshimtë.

Behari-Gjokës: “A po e pyet atë shokun tënd Ardit Hasanbegaj se kam informaicon për nja 3 veta që kanë marrë një hyrje te pallati i Senadit në katin e 5-të. Por kam frikë t’ju hyj mos dalin që janë policë sepse nëse nuk janë shtet do t’ju plasem brenda në shtëpi”.

“Kemi kohë që diskutojmë e denoncojmë publikisht disa zona të ndaluara, survejuara vetëm nga krimi, ku policia hyn rrallë vetëm me forca speciale. Do dilte në pah kur ishte aksioni kamerave se çfarë kanë në kontroll këta, dhe në mungesë të kamerave tashmë kuptojmë që këta kanë njerëzit në terren që kontrollojnë, dhe transkriptet e metamorfozës nxorën kontrollin e rreptë të çdo vizitori në lagje”, u shpreh profesori kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Jemi para situatave që bëhen butaforike apo qesharak ku vihet në shërbim policia të disa eprosnave që kanë qëllim kriminal, përfitues e asgjë tjetër”, u shpreh avokati, Redi Ramaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA