Këngëtarja Marsona Taçe ka sjellë në teatrin e Korçës koncertin recital Tinguj zemre, me dëshirën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj personave me aftësi të kufizuar në shikim.

Edhe pse nuk ishte e lehtë për shkak të mungesës së shikimit Marsona arriti të ngjitet në skenë dhe tashmë ajo këndon prej 43 vitesh.  Teksa flet me modesti për arritjet e saj Marsona  kërkon më shumë vëmendje për personat e verbër.

“Unë kam marrë pjesë në shumë kompeticione të televizioneve kombëtare në Shqipëri, në festivale të ndryshme ballkanikë. E ndiej veten të pranuar që jam këngëtare por nuk mund të them 100%.  Unë e di ku e kam talentin tim por dua shumë që Muzikantët dhe producentët le ti hedhin sytë edhe nga talentet e kësaj organizate apo edhe nga talentet tona sepse vërtet kjo organizate ka talente në fushat e artit”, shprehet Marsona Taçe.

Pjesë e koncertit u bënë edhe artistë të tjerë të cilët sollën shumë emocione për publikun.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA