27/11 16:16
Ndërkohë që Stefano Pioli pret një qendërsulmues, me Armando Brojën që kryeson listën e dëshirave. Milani po tenton të sigurojë një përforcim në qendër të mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Marco Pellegrinon, 21-vjeçarin argjentinas me origjinë italiane. I cili është pjesë e Platenses në elitën e futbollit argjentinas.
Tyc Sports shkruan se mes dy klubeve kanë nisur bisedimet zyrtare. Presidenti i Platenses, Sebastian Ordonez pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme për të mbyllur operacionin, raporton Supersport.
Pellegrino zotëron pasaportën italiane, kështu që nuk mund të cilësohet si ekstrakomunitar. Përveç qendrës së mbrojtjes, ai mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit “shkatërrues”.
Top Channel