Liga e Kampioneve / Raundi i fundit eliminator kishte plotë drama, surpriza dhe mrekulli në të dy netët europiane Veprat artistike të më shumë se 20 artistëve të rinj të talentuar, studentë dhe studentë formalë të Ateliesë Tekstile & Modë të Universitetit të Arteve, me regji të artistes dhe profesoreshës Najada Hamza, janë ekspozuar në galerinë më të re, Gurgur.
Një galeri e re e artit bashkëkohor, jashtë Tiranës metropolitane, e vendosur në qendër të Petrelës, e cila prej kohësh ka mirëpritur disa studio artistësh pamor.
Ekspozimi i punëve të tyre në galeri u shoqërua edhe një sfilatë me modelet e dizajnuara nga artistët e rinj. Ide ekstravagante, avangardë dhe një alternativë e re në fashion. Apo më këto skulptura të buta.
Hapja u pasua me një pritje në lëndinën jashtë GurGur-it, me muzikën e Erti Lutajt, Rubin Beqos dhe Rea Lemnushës.
Top Channel