Trump përgatit sanksione të forta ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, WSJ: Mund të ndalohen transaksionet në dollarë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur e pajetë.
Sipas mediave greke, alarmi është dhënë nga një 27-vjeçar, i cili telefonoi policinë duke pretenduar se ai dhe partnerja e tij kishin qenë viktima të një sulmi. Gjatë telefonatës, ai njoftoi gjithashtu se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Policët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën të renë të pajetë. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte plagë në trup, të cilat dyshohet se mund të jenë shkaktuar nga një thikë.
27-vjeçari u gjet pak më larg, në një zonë me bimësi të dendur. Ai u tha efektivëve se kishte qenë gjithashtu i sulmuar dhe se ishte goditur.
Megjithatë, gjatë kontrollit fillestar, policia nuk konstatoi plagë të jashtme apo shenja të dukshme që të tregonin se ai ishte dhunuar fizikisht.
I riu u transportua fillimisht për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimit mbi rrethanat e vdekjes së 25-vjeçares.
Policia po heton dinamikën e ngjarjes dhe ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.
Top Channel