Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin në kuadër të ndeshjeve të Nations League me kuqezinjtë që do të luajnë me Bjellorusinë, San Marinon 2 herë dhe Finlandën.

Për Rey Manaj, kjo e këtij  kompeticioni do të jetë skuadra e vërtetë dhe jo ajo që u pa në sfidat e qershorit.

‘Në radhë të parë mendoj se dy ndeshjet e fundit miqësore janë ndryshe nga këto aktuale sepse ishte dhe fundi i sezonit dhe se të gjithë futbollistët mendonin edhe për pushimet se ishte një sezon shumë i gjatë dhe pas ndeshjes me Poloninë që të gjithë ishim të mërzitur që nuk arritëm objektivin tonë. Besoj se ekipi i vërtetë do të jetë ky i Nations League dhe duhet të japim më të mirën që të arrijmë vendin e parë në grup-tha Manaj.

Manaj shtoi se skuadra vjen nga një moment i mirë duke shtuar se objektivi real i Kombëtares është kualifikimi në Evropian

‘Grupi vjen nga një moment i mirë, ka pasur transferta, disa lojtarë ende nuk janë në 100% të tyre, por besoj se objektivi kryesor i yni është që të shkojmë në evropian, tani kemi Nations League, por objektiv real është të kualifikohemi në Evropian. Besoj se këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë. Dhe trajneri ka ardhur me shumë dëshirë për të bërë mirë dhe kjo është gjëja kryesore. Pastaj si ata që kanë shumë vite në kombëtare si ata të rinj, të gjithë jemi në një linjë kështu që jam shumë i lumtur dhe motivuar që ta nisim mbarë këtë sezon-shtoi Manaj

Përsa i përket rivalitetit në fushën e lojës, Manaj theksoi se është diçka pozitive për secilin prej futbollistëe

‘Besoj se rivaliteti është gjë e mirë sepse kur e di që do t’i luash të gjitha ndeshjet nuk je plotësisht i motivuar. Kështu që ne këtu jemi në kombëtare, do luaj unë, ndonjë tjetër, do luajë Daku, Shpendi, Uzuni, kushdo që do të jetë i përzgjedhuri , duhet të duam të mirën e lojtarëve të tjerë, si sulmues, si mbrojtës nuk ka lidhje roli. Besoj se të gjithë vijmë në një moment të mirë dhe kjo është mirë për të gjithë ekipin-tha Manaj.

Top Channel