Qeveria “Kurti 4” rikthen Kodin e ri Civil në Kosovë, sërish debat për martesat mes personave të së njëjtës gjini Nga Qendra e Studentëve, qindra studentë nga të gjitha universitetet e Kosovës nisën marshin e tyre në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Marshimi deri në sheshin Skënderbeu u përshkua me thirrjes “UÇK” e emrat e të dënuarve padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara.
Studentët njëzëri thanë se nuk e pranojnë vendimin dënues ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, derisa ende besojnë në drejtësinë perëndimore.
“Nuk ka gjykatë e as vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë… Për ne, ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë çlirimtarë”, shprehet Donart Humolli – student, Universiteti i Prishtinës.
“Kemi ardhur për drejtësi, andaj ne i themi botës që “JO NË EMRIN TONË””, thotë Granit Spahiu – student, Universiteti i Prishtinës.
Si gjeneratë që nuk e kanë përjetuar luftën, studentët shprehën falënderimin e tyre ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa thanë se nuk do lejojnë që historia të rishkruhet.
DEK Riad Bislimaj – student, Universiteti i Prizrenit
“Ne jemi një gjeneratë që nuk e kemi përjetuar luftën, por ne kemi lindur me lirinë që erdhi pas saj. Kemi ardhur në universitete, kemi ndërtuar ëndrra dhe të ardhmen, sepse dikush para nesh luftoi që ne ta bëjmë këtë”, deklaroi Riad Bislimaj, student i Universitetit të Prizrenit.
“Askush nuk mund ta thyejë historinë tonë dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, shprehet Leart Husaj, student nga Universiteti i Pejës.
“Nga këtu me një zë, si një brez, si një popull, për ata që rezistuan, për ata që luftuan, për ata që ranë, për Kosovën, UÇK dje, UÇK sot, UÇK nesër, UÇK përgjithmonë”, thotë studenti i Universitetit të Prishtinës, Flon Kastrati.
Studentët në fund, në emrin e tyre shpallën të pafajshëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në emër të gjithë studentëve të Kosovës shpalleni të pafajshëm”.
Krah studentëve, të hënën në protestë ishte edhe djali i Jakup Krasniqit, Altini dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Më 16 shtator, Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, dënoi për krime lufte ish-drejtuesit e UÇK-së.
Top Channel