Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpriti edicionin e dytë të “Muzak Fest”, festës që bashkon artin me historinë dhe rikthen në vëmendje rrënjët, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore.
I organizuar nga Bashkia Fier, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, edicioni i dytë mblodhi në Apoloni artistë të njohur, personalitete të artit e kulturës dhe artdashës nga Fieri dhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Programi artistik solli në skenë emra të njohur të artit shqiptar. Rajmonda Bulku, Dritan Boriçi, Andia Xhunga dhe Myzafer Zifla i dhanë zë fjalës poetike.
Edhe në këtë edicion, “Muzak Fest” synoi të shkonte përtej konceptit të një aktiviteti artistik. Festa lindi për të krijuar një marrëdhënie të gjallë me trashëgiminë, për të na rikthyer te rrënjët dhe historia jonë, por edhe për të përcjellë përgjegjësinë që kjo pasuri të ruhet, të vlerësohet dhe t’u transmetohet brezave që vijnë.
Top Channel